Ish-ylli i Liverpoolit humb ndjenjat në mes të fushës
26 mars 2018
| 11:29
Gjatë ndeshjes mes Tailandës dhe Sllovakisë e luajtur për Kings Cup në Stadiumin Rajamangala të Bangkokut tifozët e pranishëm kanë mbajtur frymën për pesë minuta pasi Martin Skrtel pëson një dëmtim serioz në minutën e 72-të.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit është goditur me top në kokë dhe ka gëlltitur gjuhën. Mjekët e përfaqësueses sllovake janë futur menjëherë në fushë dhe e kanë rikthyer në gjendje normale mbrojtësin i cili u zëvendësua nga Skriniar pak më pas.