Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t’i ndryshojë faktet historike

11 dhjetor 2021 | 13:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili e ka cilësuar masakrën e Reçakut si një gënjeshtër.

Ajo përmes një deklarate për media ka theksuar se ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t’i ndryshojë faktet historike.

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Deklaratë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme

Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.

Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera,  NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar…