Ish-zëdhënësi i NATO-s: Serbia ta zgjedhë BE-në para Rusisë

08 maj 2022 | 13:53

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Serbinë, ka thënë se i takon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të zgjedhë në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë.

Ai ka thënë se BE-ja ka treguar më shumë interes për Ballkanin Perëndimor, por që duhet të ndihmojë ekonomikisht vendet që kanë statusin kandidat.

Ai në një intervistë për portal kroat “Index” ka thënë se është më mirë që Serbia ta zgjedhë BE-në që i ofron një të ardhme më të mirë ekonomike.

“Serbia mbajti së fundmi zgjedhjet në të cilat Vuçiqi siguroi një fitore bindëse. Serbia ka lidhje të mëdha ekonomike me Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka një histori të gjatë të bazuar në idenë e pansllavizmit. Pushtimi i Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat. Vuçiqi duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të largohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige. Ai do të duhet të zgjedhë. Unë mendoj se Serbia duhet të vendosë për BE-në, e cila i ofron asaj një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik”, ka thënë Shea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e…