Ish-zëdhënësi i UÇPMB-së: Shtëpia e babait të Leutrim Ratkocerit, ishte sikur Surreli në Tiranë për Adem Jasharin e Zahir Pajazitin

08 janar 2025 | 12:56

Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njësitet e Preshevës me rrethinë, shkojnë gjurmëve të paraardhësve të tyre.
Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte filluar ushtrimet në Surrel të Tiranës, për tu përgatitur nga oficerët shqiptar, ata përpos Surrelit vazhduan më vonë gati në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në Kosovë në grupe të ndryshme ku përgatiteshin për frontet e Luftës!
Njësitet e UÇK-së të Karadakut të Preshevës, ushtrimet i bënin në Zonat e lira në Republikën e Kosovës, më saktësisht në njërën nga Bazat e UÇK-në Lupç të krahinës së Llapit!
Shtëpia e Ismet Retkocerit, përveç që strehonin djemtë më të mirë të kombit, ishin edhe vet në radhët e saj. Kjo familja dha edhe dëshmorin Mentor Ismet Retkoceri, i cili ishte pjesë e njësiteve speciale të UÇK-së. Me dhjetëra ushtarë, që ushtronin në atë kohë e që përgatiteshim për frontet e luftës në Luginë, qëndronin në këtë familje. Prandaj miqësia e ushtarëve të Luginës, vazhdon edhe me këtë familje. Djali i kësaj familje, Leutrimi i cili në atë kohë kur ne strehoheshim në familjen e tij, ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa sot ai bashk me neve në shoqëri me Komandat “Shpëtimin”, Mustafë Shaqirin, Xhemal Zenelin, Reshat Ajvazin e Blerim Krasniqin, po pinë kafe, duke kujtuar kohen kur ishte i njomë por që kishte pa shume e mbajt mend shumë gjëra.
Në shtëpinë e Ismet Retkocerit pata fatin të shohë për herë të parë ushtarin e UÇK-së, me uniformë edhe pse vet isha pjesëtar i asaj ushtrie.
Pata fatin ta njohe me plot kuptimin e fjalës Komandon Mentor Retkocerin, tani dëshmor!
Plakun Shefqet Humollin i caktuar për Moral në Zonën e Llapit, burrë, që na fliste për atdheun e na la me gojë hapur që skam takuar ndonjëri, si Shefqet Humolli!
Për ne veteranët e Preshevës, shtëpia e Leutrim Ismet Retkocerit është sikur Surreli për Adem Jasharin e Zahir Pajazitin me shokë.
Po Leotrim Ismet Retkoceri si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nën siglën e PDK-së, që garon me numrin 91, është pjekur tamam për legjislaturën e cila do të dal pas 9 shkurtit 2025
Shokët e miqtë e atëhershëm edhe të sotëm do mbështesin e votojnë Leutrim Retkocerin dhe numrin 91!
Faleminderit Të gjithëve
Ish-zëdhënësi i UÇPMB-së
Komandant “Profi’’
Xhemal Zeneli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas…