Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë
24 korrik 2022
| 00:07
Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë, raporton Kyiv Independent.
Sipas një raporti të publikuar nga Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës, Volodymyr Sivkovych dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunojnë në emër të Rusisë.
Gazeta citoi gjithashtu byronë duke thënë se ish-zëvendës shefi i shërbimit të sigurisë në Krime, Oleh Kulinich, u arrestua për shkak se ai dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit rrjet spiunësh.