Ish-zëvendëskancelari austriak përleshet me pjesëtarin e sigurimit në një klub nate në Vjenë (Video)

18 dhjetor 2023 | 21:26

Ish-zëvendëskancelari austriak dhe ish-kreu i partisë Popullore austriake Hans Christian Strache është përfshirë në një përleshje në një klub nate në Vjenë, raportojnë mediat austriake. Mediat e atjeshme kanë publikuar edhe videon që tregon sesi Heinz Christian Strache i vërsulet një burri në një klub të natës.

Para kësaj, Strache mori pjesë në një pritje në hotelin aty pranë Hyatt Park, që ishte organizuar nga investitorët. Pas pritjes, grupi shkoi në klubin e natës “Volksgarten”, ku Strache e zuri gjumi në tavolinë pas një feste të shkurtër. Pasi rojtari i sigurisë e zgjoi, Strache u hodh mbi të. Videoja tregon disa njerëz që parandalojnë Strache që të sulmojë më tej rojën.

Në një mesazh të postuar në Facebook, Strache mohoi që të kishte shpërthyer një sherr.

“Pas një feste krishtlindjesh më zuri gjumi në cep të klubit, gjë që mund t’i ndodhë kujtdo, edhe unë jam vetëm njeri. Pasi më zgjoi rojtari i sigurisë, për një moment u acarova, por u largova nga klubi pa një përleshje dhe shkova në shtëpi me taksi”, tha Strache dhe akuzoi mediat për “fryrje” të ngjarjes.

Hans Christian Strache ishte fajtori kryesor i skandalit të quajtur “Ibiza”, i cili shkaktoi rënien e qeverisë së parë të kancelarit Sebastian Kurz në vitin 2019. Strache më pas u filmua duke ofruar shërbimet e tenderëve publikë për investitorët e huaj të dyshuar, në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij Populiste të krahut të djathtë, dhe pasi pamjet u zbuluan, ai u desh të jepte dorëheqje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Pressing” të T7, ndër tjerash po diskutohet edhe për…