
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës merr post të lartë në Qeverinë e Serbisë
02 shkurt 2018
| 11:36
Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka bërë me dije se është emëruar sekretar i përhershëm në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë.
“Rol i ri dhe detyra të reja. Çdo gjë në shërbim të popullit tonë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Stojanoviqi ka treguar edhe vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e tij në këtë post.
Branimir Stojanoviq ka shërbyer si zëvendëskryeministër në Qeverinë Mustafa.