Ish-zv/ministri i Brendshëm i Kosovës: Qeveria të themelojë urgjentisht xhandamërinë

14 qershor 2023 | 19:35

Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm i Kosovës Selam Shkodra ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente në themelimin e Xhandamërisë si forca të specializuara të armatosura për sigurinë e brendshme.

“Me qëllim të përgjigjes sa më adekuate të situatës së krijuar në teren Qeveria e Republikës së Kosovë urgjent duhet të ndërmarr masa në themelimin e Xhandarmërisë”, ka shkruar Shkodra.

Postimi i plotë i zv/ministrit Selam Shkodra:

Me qëllim të përgjigjjes  sa më adekuate të situatës së krijuar në teren  Qeveria e Republikës së Kosovë urgjent duhet të ndërmarr masa në themelimin e Xhandarmërisë.

Xhandarmëria është një degë e forcave tejet e specializuar  e armatosur që është përgjegjëse për sigurinë e brendshme në pjesë të territorit kryesisht në zonat rurale dhe në brezin kufitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e dëshmorit të kombit, Hysen Zogiani, ka reagur rreth…