Ish zv/ministri i Bujqësisë reagon pas lajmit se nga nesër prodhuesit e miellit ndalojnë prodhimin

31 mars 2020 | 19:08

Ish zv/ministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, ka thënë se në kohën kur qytetarët e Kosovës po rrezikojnë jetën e tyre, për të siguruar bukën e gojës presin më radhë para mullinjëve, ministrja e qeverisë së shkarkuar e paska marrë një vendim të pamtur që e rrezikon seriozisht prodhimin vendor të miellit.

“Nga nesër, me këtë veprim të papërgjegjshëm e shumë të dyshimtë e me interesa të fshehta me gjasë, kjo qeveri po i detyron qytetarët e Kosovës dhe po tenton t’i bëjë të varur në furnizimin edhe me “bukë” nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kur qytetarët e Kosovës duke rrezikuar edhe jetën e tyre, për të siguruar BUKËN e gojës presin me radhë para mullinjëve, Ministrja e Qeverisë së shkarkuar e paska marrë një vendim të pamatur që e rrezikon seriozisht prodhimin vendor të miellit!

Nga nesër, me këtë veprim të papërgjegjshëm e shumë të dyshimtë e me interesa të fshehta me gjasë, kjo qeveri po i detyron qytetarët e Kosovës dhe po tenton t’i bëjë të varur në furnizimin edhe me “bukë” nga Serbia.

Reflektoni sot, nesër është vonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë…