Ish-zyrtari i komunës së Podujevës: Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!
Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka reaguar për sulmin që është raportuar se ka ndodhur të hënën në mes të dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mulliqi që para dy muajsh është shkarkuar nga ajo pozitë, por ka thënë se në Podujevë nuk ka rahati me gjarprin brenda në shtëpi.
“Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!!!”, ka shkruar Mulliqi në “Facebook”, duke aluduar kështu në kryetarin e komunës Shpejtim Bulliqi.
Në gusht të këtij viti drejtori i Inspeksionit në Komunë e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.
Mulliqi, përmes një postimi në “Facebook”, kishte thënë se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës.
“Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi.