Ish-zyrtari i zyrës së UÇK-së në Prishtinë i bashkohet Vetëvendosjes
15 maj 2018
| 14:08
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bashkuar Driton Hyseni, i cili kishte punuar së bashku me Kurtin në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë.
“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në Vetëvendosje, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikes, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/