Ish-zyrtarja e UNMIK-ut emërohet zëdhënëse në Gjykatën Speciale
Ish-zyrtarja e UNMIK-ut, Angela Griep, është emëruar ushtruese e detyrës së shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Karrierën e saj ndërkombëtare Angela Griep e ka filluar në Kosovë në vitin 2002, në kuadër të vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Gjatë periudhës 2005-2008 ishte zëvendëszëdhënëse e shtyllës së BE-së / UNMIK-ut, që merrej me çështje të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit.
Midis viteve 2009 dhe 2017, Griep ka pasur poste të ndryshme në fushën e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe mbledhjes së fondeve me UNICEF-in në Sierra Leone, Malavi, Këln dhe Sudan Jugor.
Në janar të viti 2018, ajo ka filluar punën me Dhomat e Specializuara të Kosovës si koordinatore për komunikim dhe ndërgjegjësim.