“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup”, Nait Hasani rrëfen si u plagos

22 maj 2024 | 23:46

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

I mbijetuar i kësaj masakre, Nait Hasani ka rrëfyer për emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 momentet me të vështira që kishte përjetuar në masakrën e Dubravës.

Ai ka folur për momentin e plagosjes së tij.

“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup”, ka thënë Hasani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur…