“Ishalla nuk zatetemi”, kunati i 42-vjeçares që u vra në Vushtrri tregon se si i kishte kërcënuar dorasi

25 mars 2025 | 21:04

Kunati i 42-vjeçares që u vra dje në Vushtrri ka folur sot rreth ngjarjes tragjike, ku ka treguar se i dyshuari për vrasje, që më pas qëlloi edhe veten, e kishte kërcënuar vëllain e tij.

Ai tha se e ndjera ka punuar në furrën e dorasit për tetë vite, teksa tregoi se i njëjti disa herë e kishte larguar nga puna. Sipas tij, edhe motivi i vrasjes lidhet me punën.

“Ka punu aty tetë vite, ka punu në furrën “Diellza”. E ka ndërprerë dy-tri herë punën aty. I ka largu prej pune, tash së mrami herë i ka kërku prapë me u kthy në punë. Tri herë e ka largu, e së katërti herë kjo s’ka pranu me shku ma në punë. Edhe unë jam hy ndërmjetësues për me kthy në punë po nuk ka deshtë…nuk muj tha ma me hy edhe u mbetë me qëkaq. Tani kunata u hi në tjetër gjelltore me punu edhe ai me siguri e ka ba atë se ka pas kumedit naj xhelozi…ka ardh pse po punon aty edhe qaty ka ndodhë. Veç për qata ka qenë se s’ka pas tjetër absolut”, ka thënë ai për Veriu.info.

Ai ka rrëfyer se para ngjarjes vëllai i tij kishte marrë kërcënime nga pronari i furrës, duke i thënë “ishalla nuk zatetemi”.

Rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shfaqur pengesa e parë në marrëveshjen e armëpushimit në…