“Ishim në aeroplan”, ish-këshilltari i Thaçit kujton momentin e para dy viteve kur Specialja konfirmoi aktakuzën

24 qershor 2022 | 23:10

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami ka kujtuar momentin kur udhëtimi i ish-presidentit Thaçi për në Uashington u ndërprerë derisa ishin në Aeroplan, 10 minuta pasi ishin nisur nga Tirana.

“Sot, si dy vjet më parë, isha pjesë e delegacionit të Presidentit Thaçi, ku u nisëm për në Uashington. Ky udhëtim u ndërpre vetëm 10 minuta pasi ishim nisur nga Tirana. Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Behrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka kujtuar se atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm.

“Tash e dy vjet, kryetarja e kësaj gjykate, prokuroria, gjykatësit, ombudspersoni dhe Dhomat e Gjykatës Kushtetuese janë bashkuar për të krijuar një balancë artificial ndërmjet viktimës dhe agresorit të luftës së fundit në Kosovë. Për të kriminalizuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës – për të ndërruar historinë! Por, historia tashmë është shkruar në 1999 UÇK-ja, bashkë me NATO-n, janë fitues të luftës!”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë bashkëpunimeve që kanë sjell qifti Kumrije Mustafa dhe…