Ishin duke protestuar, 7 studentë bien nga kati i katërt dhe humbin jetën
03 mars 2021
| 11:34
Të paktën shtatë studentë vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë pasi ranë nga kati i katërt i një universiteti në Bolivi ndërsa ishin duke protestuar.
Pamjet e incidentit tregojnë studentët ndërsa përpiqen të hyjnë në një sallë kuvendi.
Një parmak prej metali këputet ndërsa studentët shtyjnë njëri-tjetrin duke rënë në dyshemenë prej betoni.
“Nga ky aksident shtatë kanë vdekur dhe pesë janë në gjendje kritike,” tha ministri i shëndetësisë Jayson Auza.
Të plagosurit dhe viktimat ishin midis moshës 20 dhe 24 vjeç.
Del Castillo tha se kishte filluar një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit./oranews/