Ishin nisur drejt Italisë | Shmanget tragjedia, shpëtohen 108 refugjatë, 8 të zhdukur mes tyre dhe fëmijë

19 qershor 2022 | 18:09

Një varkë që transportonte emigrantë nga brigjet turke në Europë është gjetur në Ciklad.Varka pa drejtues e cila rrezikon përmbytjen është gjetur 2,5 milje në jug të ishullit Rineia, i cili ndodhet afër Mykonos, dhe 1,8 milje detare në jug të Delos, si dhe shpëtimi i refugjatëve ka qenë i vështirë për shkak se erës së fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se në këtë varkë udhëtonin 112 qytetarë, ku dhe ishin nisur natën nga plazhi i Turqisë. Mësohet se deri më tani ja kanë dalë të shpëtoheshin 108 pasagjerë por ende rezultojnë të zhdukur katër persona, mes tyre dhe fëmijë.

Ndërkohë dyshohet se numri i pasagjerëve mund të jetë më i lartë, ndërsa destinacioni i tyre nuk është Mykonosi, por Italia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara hapësinore sot nuk është privilegj vetëm i vendeve të…