IKShPK-ja, bashkatdhetarëve: Qëndroni në shtëpitë tuaja

15 mars 2020 | 14:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë apel bashkudhëtarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i ndjekin udhëzimet e institucioneve kundër koronavirusit.

“Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj! Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Shumë mesazhe mbështetjeje e falënderimi po marrim këto ditë nga ju! Ju faleminderit nga stafi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës!

E ne ju duam shumë, shumë duke ju lutur nga shpirti:

QËNDRONI NË SHTËPI pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi!

Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj!

Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.

QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:

PA SHTRËNGIM DUARSH!

PA PËRQAFIME!

QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:

JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!

KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!

Nëse keni vendosur patjetër të vini në atdhe keni obligim të detyruar të qëndroni 14 ditë të vetëkarantinuar!

Nëse keni ardhur tashmë në atdhe, ju lutem qëndroni në vetëkarantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetëkarantinës!

Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 na thirrni në qendrën e thirrjeve 03820080800 për informata të nevojshme!

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2605262979601690/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka infektuar shumë njerëz nga mbarë bota duke shënuar…