Ishte 12 vjeç kur u plagos nga serbët në luftë, tash s’merr asnjë ndihmë
20 gusht 2020
| 08:49
Ishte vetëm 12 vjeç kur u plagos në dorë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998.
Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së vet në Gllogjan teksa po ua dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së më 7 korrik 1998.
Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe.
Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusnin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte ekstreme, raporton Klan Kosova.
Shoku i ngushtë i Dardanit, Zeqë Malaj, kujton se ishte mërzitur fort kur ka marrë lajmin për plagosjen e moshatarit të tij.