Ishte aq nxehtë dje sa poqi mish në makinë

19 maj 2020 | 09:05

Temperatura mesatare maksimale e ajrit në vend ishte 40.9 gradë celsius, duke thyer rekordin deri më tani në janar 2013, kur ishte regjistruar mesatarja 40.3 gradë celsius, sipas BoM.

“Temperatura ka ardhur duke u rritur. Më shumë se 45 gradë celsius është regjistruar në pjesën më të madhe të brendshme të Australisë”, ka thënë meteorologu e BoM, Diana Eadie.

Kushtet jashtëzakonisht të ngrohta të motit mund të zgjasin në tri ditët e ardhshme dhe rekordi i ri i temperaturës mund të mos zgjasë shumë.

“Këto nivele të nxehtësisë do të shtohen sot. Në jug dhe në lindje të Australisë parashikohet të ketë temperaturë prej 8 deri 16 gradë mbi mesataren për këtë kohë të vitit”, ka shtuar Eadie.

Të martën temperatura më e lartë u regjistrua në Ceduna në pjesën jugore të vendit, 46.5 gradë Celsius.

Stu Pengelly nga Perth vendosi të bënte një eksperiment. Ai bleu 1.5 kg mish derri dhe e la në makinën e tij për 10 orë, ka raportuar “Reuters”.

Në mëngjes, kur temperatura ishte 30 gradë celsius, temperatura ishte ngritur në 81 gradë celsius në veturë në mesditë. Mishi ishte gatuar pas 10 orësh.

Pengelly ka thënë se eksperimenti ishte krijuar për t’u treguar njerëzve se sa e rrezikshme mund të jetë nxehtësia në një makinë.

 

https://www.facebook.com/ABCGreatSouthern/videos/488800521749837/?v=488800521749837

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të një rasti me koronavirus të dyshuar, një…