Ishte duke e fikur një zjarr fushor, vdes një person në Viti
19 shtator 2023
| 12:36
Policia e Kosovës ka raportuar se një person ishte dërguar të hënën në qendrën emergjente në Viti, pasi i është keqësuar gjendja.
I njëjti ishte duke e fikur një zjarr fushor në momentin që i janë paraqitur probleme shëndetësore.
Policia ka treguar se viktima ishte pranuar ne emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.