Ishte duke folur për gazetarët, ish-politikani qëllohet për vdekje në Indi (Video)
Një ish-politik në Indi, i dënuar për krime të rënda u qëllua për vdekje teksa fliste drejtpërdrejt me ekipet televizive.
Ish politikani Atiq Ahmed është akuzuar për dhjetëra akuza për rrëmbim, vrasje dhe zhvatje gjatë 20 viteve të fundit. Në mars të këij viti, gjykata vendosi burg përjetë për atë dhe dy persona të tjerë.
Mirëpo mbrëmjen e djeshme teksa po shoqërohej nga forca të shumta të policisë në spital, ish-politikani u pyet nga gazetarët për vdekjen e djalit të tij adoleshent, pak ditë më parë, nga zjarri i policisë.
E pyetën nëse do të shkonte në varrim dhe ai u përgjigj: “Nuk më dërgojnë, prandaj nuk shkoj dot”.
Pak sekonda më pas një person i “maskuar” si gazetar nxori një armë dhe qëlloi Ahmedin në kokë. Ish-politikani shpesh kishte pohuar se jeta e tij ishte në rrëzik. Pas vrasjes, kreu i shtetit të Uttar Pradesh, kërkoi një hetim për vrasjen.