
“Ishte evropian i madh”, Von der Leyen për vdekjen e David Sassolit
11 janar 2022
| 13:27
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.
Von der Leyen në llogarinë e vet në “Twiter” se Sassoli ishte një evropian i madh dhe një Italian krenar.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një president i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!”, ka shkruar Ursula.