Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina të shtrenjta dhe bën pushime luksoze

16 shkurt 2021 | 11:10

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Një djalë i cili është rritur në varfëri dhe i pastrehë, ka zbuluar se si është bërë milioner, duke kaluar nga një banakier si një pronar shtëpi në vetëm 45 ditë. Ai është Branden Condy, një sipërmarrës dhe ndikues në “Instagram”. Edhe pse e nisi jetën me vështirësi, tashmë gjërat kanë ndryshuar.

25-vjeçari është rritur nga një nënë beqare dhe i varfër. Nënën e tij e kishin larguar nga puna dhe brenda 12 orëve i kishin njoftuar që të linin shtëpinë ku jetonin. Ishin miqtë ata që i mbështetën fillimisht që të qëndronin në shtëpitë e tyre, edhe pse ndonjëherë ishin të detyruar të flinin jashtë.

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

“Unë shpesh lihesha në shtëpi vetëm, ndërsa nëna ime punonte me orë të gjata për të paguar faturat dhe për të siguruar ushqimin në tryezë”, tha Branden.

Sipas tij, mamaja është munduar shumë që gjërat të shkonin sa më mirë, por ishte mjaft e vështirë në atë kohë. Ai ka zbuluar se si kanë përdorur banjat publike dhe kanë qëndruar sa në një shtëpi te tjera, te disa miq të tyre.

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Vështirësitë në familje e kanë bërë atë që të merrte vendime të rëndësishme. I vendosur që ta mbronte familjen, ka nisur që të punojë si lavapjatës në moshën 16-vjeçare.

Ndërkohë kur ishte 21 vjeç ka punuar në jahtet e të pasurve dhe të famshmëve, duke i larë ato. I frymëzuar nga jeta që ata bënin, Branden dëshironte që të bënte një jetesë të atillë. E në 5 vite ai arriti që të bëhej i pasur.

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

I riu, tani është milioner me një “Lamborgjini dhe rroba të markave të shtrenjta. Tani ai bën pushime luksoze dhe nuk kursehet aspak për veten. Si e bëri gjithë këtë pasuri?

Ai i bëri të gjitha duke filluar një kompani të marketingut në “Instagram”, të quajtur “Branden Condy LLC”. Kjo përfshin rritjen e ndjekësve të “Instagram” përmes dhuratave të të famshmëve.

“Nisa të ndiqja disa influencues të cilit bënin jetën që unë dëshiroja. E ju drejtova atyre për të gjetur se si të shkoja atje vetë”, ka thënë Branden.

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Ishte i pastrehë dhe i varfër, tani 25-vjeçari ka makina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku po bëhet gati për duelin kundër Rylan Charlton,…