‘Ishte katastrofë, ferr’, Neymar u tregon brazilianëve si është të luash me Kylian Mbappen
Sulmuesi i Al Hilalit thuhet se iu ka thënë brazilianëve të Real Madridit se është tmerr, njëkohësisht ferr të luash pranë Kylian Mbappes.
Dyshja dikur ishin miq të mirë, duke zhvilluar 136 paraqitje së bashku për PSG-në dhe kombinuar në 54 gola mes viteve 2017 – 2023.
Sidoqoftë, lidhja e tyre s’është më si dikur dhe Neymar i ka paralajmëruar brazilianët që luajnë te Reali të kenë kujdes nga Mbappe.
Gazetari Cyril Hanouna ndër të tjera zbuloi se Neymar iu ka thënë Vinicius Juniorit, Rodrygos dhe Eder Militaos se “është katastrofë”.
“Brazilianët e Realit janë të gjithë miq me Neymarin. Ka pasur një luftë mes Neymarit dhe Mbappes. Neymar i ka dërguar letër brazilianeve për Mbappen, duke iu thënë se ishte katastrofe, njëkohësisht ferr të luash pranë francezit”.
Mbappe ndërkohë nuk është që ka gjetur menjëherë formën më të mirë te Reali, pavarësisht që ka realizuar katër gola në gjashtë ndeshje për klubin e ri, përfshirë tre në La Liga.
Përndryshe, francezi u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 0:2 ndaj Sociedadit, ku Viniciusi ia dhuroi penalltinë e dytë.