Ishte më i miri në botë/ Zbulohet shkaku i mbylljen së restorantit me pronar me origjinë shqiptare
Filmi “The Menu” ka bërë namin kudo ku është shfaqur, pooor ka edhe disa pretendime se është shkaktari i mbylljes së restorantit “Noma”, i cilësuar si një prej restoranteve më të mirë në botë.
“The Menu” rrëfen historinë e çifti Margot (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult), të cilët udhëtojnë në një ishull të madh për të ngrënë në një restorant të njohur që menaxhohet nga kuzhinieri Slowik (Ralph Fiennes) dhe sjell një qasje ironie me situata qesharake, të cilat vënë në dukje politikën klasore dhe sjelljet elitare që rrjedhin prej kësaj politike.
Por, ajo që ngjalli shumë çudi ishte se “Noma”, restoranti i famshëm, njoftoi se do të mbyllej dhe njerëzit menduan se kjo nuk aspak një rastësi.
“Dikush tha se “The Menu” bazohet në restorantin (tashmë të mbyllur) “Noma”. Një zonjë dha përshtypjet e “Noma” dhe është fiks si në film”.
“Restoranti më i mirë “Noma” po mbyllet dhe njerëzit po fajësojnë “The Menu”
“Ushqimi që shfaqet te filmi “The Menu” as nuk i afrohet fare menusë së neveritshme të Noma”, tha dikush tjetër.
“Ana Taylor Joy, e vetme, mbylli “Noma” me performancën e saj në “The Menu”.
“Noma” kishte si pronar René Redzepi (Rexhepi) dhe u cilësua si një prej restorantëve më të mirë në botë. Me vendndodhje në Kopenhagë, Danimarkë, “Noma” njihej për risitë që prezantoi në kuzhinën e re nordike dhe që prej hapjes në 2003-shin, pati shumë vizitorë dhe vlerësime të larta.
Pronari i “Noma-s”, René Redzepi (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut ndërsa e ëma daneze.
Në llogarinë zyrtare të “Noma” në Instagram, është postuar një njoftim, ku shkruhet: “Që të vijojmë të jemi “Noma”, duhet të ndryshojmë. Andej, të dashur vizitorë dhe miq, kemi disa lajme të bukura. Dimri i vitit 2024 do të jetë sezoni i fundit që e shohim “Noma” siç është. Po nisim një kapitull të ri: “Noma” 3.0. Shpresojmë të na bashkoheni në këtë rrugëtim të ri”.
Nuk dihen ende arsyet e qarta të mbylljes, pasi mund të jetë për shkak të ndryshimit të konceptit, filozofisë, ose zgjerimit, ose prej ironisë therëse të filmit “The Menu”.