Ishte me pushime në Argjentinë me të dashurën, ja çfarë postoi Liam Payne disa orë para vdekjes (FOTO)
Këngëtari i famshëm, Liam Payne, ka qenë mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, gjatë pushimeve të tij në Buenos Aires. Madje pak ditë para vdekjes së tij tragjike, ish-ylli i “One Direction” ka bërë një postim në “Snapchat” ku rrëfente me detaje se si po ja kalonte në këto pushime.
Liam komentonte kalërimin, polon dhe ndjekjen e koncertit të shokut të tij Niall Horan duke performuar në Buenos Aires.
Videot që Payne shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij, Kate Cassidy, duke përshëndetur fansat në turmë dhe duke kënduar së bashku hitet e vjetra të “One Direction”.
“Është nën efektin e alkoolit dhe drogës”/ Detaje nga vdekja e Liam Payne: Theu laptopin dhe më pas…
Ai ka postuar një selfie me Horanin, dhe ka treguar se sa krenar ishte për këngëtaren Slow Hands.
Disa orë para vdekjes së tij, Payne postoi në “Snapchat” duke thënë: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, shkruan “Daily Mail”.