
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 50-vjeçari nga Serbia
14 tetor 2023
| 12:38
Një 50-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga në Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Gjermani.
Kjo për falsifikim të dokumenteve dhe përvetësim të sendeve të vjedhura, kryer në formën e grupit kriminal.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Berlin, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i kërkuar ndërkombëtarisht I. B., 50 vjeç, banues në Serbi.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.