Ishte në kërkim nga Interpoli, 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vepra terroriste që u kap në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj kundër të pandehurit B.K.
I dyshuari ishte në kërkim të INTERPOL-it dhe u kap më 3 maj në Ferizaj.
Ai dyshohet se ka kryer veprave penale në bashkëkryerje përgaditja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues.
“Ferizaj, 5 maj 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.K., i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprave penale në bashkëkryerje përgaditja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me nenin 31; veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”
Njoftimi i plotë:
Paraburgim ndaj B.K., i kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje përgatitja e veprave terrorirste apo veprave penale kundër rendit kushtetues si dhe veprën penale në bashkëkryerje grabitja
Ferizaj, 5 maj 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.K., i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprave penale në bashkëkryerje përgaditja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me nenin 31; veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të pandehurit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprave penale në bashkëkryerje përgaditja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me nenin 31; veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me këtë i pandehuri B.K., dyshohet se veprat penale të përshkruara më lartë i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëti më datën 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti antidrogës në Ferizaj.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform nenit 22 paragrafi 1 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale (Ligji nr. 04/L-213) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.