“Ishte një luftëtar i palëkundur”, vdes ish-eprori i UÇK-së nga Drenasi

29 mars 2025 | 11:39

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamdi Morina, ka nderuar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari.

Ai ka treguar se Hamdiu ka qenë komandant skuadre në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” dhe një luftëtar i palëkundur.

“Me dhembje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamdi Morina. Hamdiu ishte komandant skuadre në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, një luftëtar i palëkundur që me guxim dhe përkushtim i shërbeu atdheut në ditët më të vështira. Pas luftës, ai vazhdoi të mbetej besnik ndaj vlerave të UÇK-së, duke qenë gjithmonë një shembull i nderit dhe sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së Hamdi Morinës!Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dy javë kanë mbetur deri në përfundim të sezonit…