Ishte pozicionuar përkrah rusëve në fillim të luftës në Ukrainë, ndërron jetë “në aksident trafiku” nënkryetari i Khersonit
Autoritetet ruse kanë njoftuar se ka humbur jetën Kyryl Stremusov, nënkryetari i rajonit të Khersonit në Ukrainë që kontrollohet nga rusët.
“Nuk do të na mungojë”, thonë ushtarët ukrainas, duke iu referuar kështu Stremousovit i cili qëndroi deri në çastet e fundit përkrah forcave pro-ruse në Kherson, transmeton Telegrafi.
Rusët pretendojnë se ai ka humbur jetën në një aksident trafiku, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë aksident trafiku me fatalitet në atë rajon.
Kështu të paktën pretendojnë nga kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase, që thonë se vdekje të tilla misterioze po ndodhin çdo ditë në mesin e njerëzve të Putinit.
“Bashkëpunëtori i pushtuesve në Kherson, Kyryl Stermousov ka humbur jetë një aksident trafiku. Ai është tradhtar që kaloi në anën e Rusisë. Në mënyrë aktive kundërshtoi që Khersonit të dorëzohet dhe tha se Rusia të qëndrojë këtu përgjithmonë. Më pas në mënyrë krejtësisht misterioze vdiq”, ka shkruar deputeti ukrainas Oleksii Goncharenko.