ISHTE VETËM
20 korrik 2020
| 17:11
Shkoi ta vizitojë motërmëmën
në përëndim fryme
Donte t’ia zë lotin e ngrirë qepallave
Të flas paksa me heshtjen e saj
Me butësi t’ia puthte dorën.
Motërmëma ishte në perëndim të diellit
E pa zë shtrirë në varkën e qiellit
Në të ikur s’mund të fliste me askë
Vetëm me engjëjt tubuar rreth saj.
Motra e saj s’gjindej këtu ta përkëdhelte
T’ia merrte të motrës së madhe ballin me buzë
Mbesa rrinte vetëm me sy të përlotur,
Duke marre dhimbjen e dyfishtë.
19.07.2020
Valbona R. Hadri