“Ishte viti më i suksesshëm na karrierën time”, Musliu: Pesë libra për një vit
Gazetari i njohur Fahriu Musliu i cili pothuajse gjithë karrierën si gazetar e ka bërë në Beograd, ka njoftuar përmes llogarisë së vet në “Facebook”, që për një vit ka publikuar 5 libra. Musliu ka bërë të ditur se vitin 2023 e sheh si vitin më të suksesshëm dhë të begatë në karrierën e tij 55 vjeçare në karrierën profesionale publicistike.
“Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari”, ka shkruar Musliu.
Njoftimi i plotë i tij:
PESË LIBRA PËR NJË VIT
Të dashur miq dhe dashamir të librit,
po afrohet fundi i këtij viti dhe me Ju dua ta ndaj një gëzim të veçantë.
Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari.
Dy libra botimi i dytë i plotësuar: DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD (janar -qershor 1999) dhe PROCESET E KURDISURA KUNDËR SHQIPTARËVE (1999-2001);
dy libra të ri: “MË QUAJNË – BEKIM FEHMIU” dhe libri me intervista: “KOSOVA NYJË E (PA) ZGJIDHUR”, në dy vëllime.
Librat janë me vlerë të veçantë dokumentare dhe historike.
Ato mund ti gjeni në libraritë e qyteteve më të mëdha të Kosovës por edhe të porositën me postë të shpejtë tek personi i marketingut tel 049644844 ose msgg tim.