Kosova ndalet në barazim, por mbetet e para në grup

14 tetor 2018 | 18:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ndalur në barazim në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe (1-1), në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të realizojnë të parët në minutën e nëntë, nëpërmjet Milot Rashicës, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë. Autor i golit ishte Rene Joensen (50’). Ndryshe Kosova e kishte posedimin dhe më shumë raste shënimi, por rezultati final mbeti 1-1. Pavarësisht këtij barazimi, Kosova vazhdon të jetë e para në grupin e tretë të Ligës D, me 8 pikë.

88’ Atdhe Nuhiu ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli në sulem.

86’ Samir Ujkani e shpëton Kosovën nga pësimi i golit, pasi harkimin e rrezikshëm të Hannson e devijojnë, kurse një minutë më vonë e ndal edhe një gjuajtje tjetër.

83’ Hendriksson lëshon vendin për Heini Vatnsdal.

75’ Pas një ndërprerje, topi shkon deri të Shala që godet fuqishëm, por portieri vendas intervenon dhe s’ka ndryshim rezultati.

74’ Trajneri i Kosovës reagon duke bërë ndryshime në formacion. Në vend të Zhegrovës inkuadrohet Arbër Zeneli, i cili në ndeshjen e parë në Prishtinë ishte golashënues.

73’ Hannson pas një ndërprerje goditi, por topi shkoi në duart e Samir Ujkanit. Rezultati vazhdon të jetë 1-1.

68’ Olson inkuadrohet në lojë në vend të Joan Simun Edmundsson.

64’ Besar Halimi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Hannsonin

63’ Hendrikson e rrezikon portën e Ujkanit, por kapiteni i “Dardanëve” është në vend.

54’ Voca zëvendësohet nga Halimi.

50’ Ishujt Faroe e shfrytëzuan një gabim në repartin e mbrojtjes së Kosovës dhe arritën të barazojnë shifrat në 1-1, autor i golit ishte Rene Joensen.

HT: Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes në mes Ishujve Faroe dhe Kosovës. “Dardanët” e mbyllën këtë pjesë me epërsi prej një gol, të cilin e shënoi Milot Rashica në minutën e nëntë.

43’ Rene Joensen ndëshkohet me karton të verdh pas një ndërhyrje në Milot Rashicën.

36’ Joensen gjuajti me kokë, por Samir Ujkani intervenoi duke e dërguar topin në këndore.

30’ Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të dal shpesh në sulem, kurse krijojë edhe një gjysmerast nëpërmjet Vojvodës, por topi u ndal nga portieri vendas.

25’ Rogvi Baldvinsson i vendasve ndëshkohet me karton të verdhë, pasi bëri një ndërhyrje të palejuar ndaj Idriz Vocës.

14’ Zhegrova gjuan fuqishëm, por mbrojtësit vendas e ndalin gjuajtjen e tij.

9’ Milot Rashica ka shënuar në rastin e parë të mirë për Kosovë. Futbollisti i Werder Bremen realizoi një gol të bukur.

5’ Kosova bënë një lëshim në mbrojtje, por vendasit nuk e shfrytëzuan këtë dhe aksioni përfundoi me sukses për Kosovën.

1′ Ka filluar ndeshja e Ligës së Kombeve në mes Ishujve Faroe dhe Përfaqësues së Kosovës. Kjo ndeshje i takon grupit 3 në Ligën D. “Dardanët” janë të parët në grup më 7 pikë, kurse Ishujt Faroe renditën në pozitën e tretë me tri pikë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 2-0.

Formacionet zyrtare:

Image

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shyqyri Haxha Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më…