Ishulli i Palmas në Dubai shpallet mrekullia e tetë e botës
11 mars 2020
| 11:36
Palma “Jumeirah” shpallet edhe mrekullia e tetë e botës, simbol ky i krijimtarisë. Sipas mediave të huaja, ky ishull artificial në formë palme në Dubai u ndërtua me mbushjen e rërës dhe gurëve.
Gjysmëhëna prej 11 kilometrash e “veshur” me hotele me pesë yje, është ajo që e simbolizon më së shumti arkitekturën e saj, bashkë me një aureolë mbrojtëse që përmban dy anë të hapura që lejojnë ujërat e kaltër të rrjedhin brenda saj.