Ishulli më i madh i Toskanës premton se do të kompensojë turistët nëse bie shi

21 maj 2019 | 23:39

Vetëm një gjë mund të prishë pushimet verore, shiu.

Por një ishull italian jashtë brigjeve të Toskanës ka bërë një ofertë tepër të mirë. Çdo hotel në Elba të Italisë do të rimbursojë turistët për çdo ditë me shi.

Elba, ishulli më i madh në arkipelagun toskan, është më i njohur si vendi ku Napoleoni kaloi pothuajse 10 muaj në mërgim më shumë se dy shekuj më parë.

Ishulli nisi fushatën e quajtur “Elba No Rain” këtë vit, ku mysafirët marrin një rimbursim për një natë nëse bie shi për më shumë se dy orë në një ditë të caktuar gjatë qëndrimit të tyre.

Nëse bie shi çdo ditë për më shumë se dy orë në një kohë, atëherë i gjithë qëndrimi në hotel do të jetë falas./oranews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre lojtarë të Bayern Munchen janë zgjedhur nga “Bundesliga.de” në…