Ishulli skocez ofron 24 473 euro në vit për një bari për dele
09 korrik 2019
| 11:17
Ishulli skocez Ronaldsay ka publikuar një shpallje të pazakontë për vende të lira pune. Kërkohen barinj që do të paguhen mirë që të kujdesen për një lloj të rrallë të deleve – Orkney.
Barinjtë, gjithashtu, do të duhet të sigurohen që delet të qëndrojnë sa më larg murit që ndan tokën ku mbillen perimet e ndryshme nga të cilat edhe jetojnë banorët e ishullit. Bëhet fjalë për 35 orë në javë, ndërsa për një vit paga totale do të jetë 24 473 euro.