ISIS hedh në erë autobusin me pasagjerë

01 maj 2022 | 16:00

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, ditën e djeshme, raporton France 24.

Nga sulmi humbi jetën një grua dhe tre persona u plagosën, ndërsa autoritetet thonë se sulmi ishte i tipit kamikaz.

Ndërkohë, grupi ekstremist akuzohet dhe për një sulm me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la shumë të vrarë dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit. Deri më tani nuk ka një reagim për këtë ngjarje.

Dhjetëra persona janë vrarë në sulmet në Afganistan gjatë dy javëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, që përfundon më 1 maj.

ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për disa bombardime që kanë pasur si shënjestër kryesisht komunitetet sufiste dhe shiite. Më 22 prill, të paktën 30 persona u vranë në një shpërthim në një manastir sufist në Kunduz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The Telegraph” mendon se qyteti më i mirë në botë…