ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Irak
22 shtator 2019
| 13:09
I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut që la të vrarë 12 persona.
Shërbimet e sigurisë së Irakut kanë thënë se të premten se 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit.
Dy zyrtarë policorë në zonë kanë thënë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit