ISIS merr përgjegjësinë për vrasjet masive në Moskë, grupi tregon arsyen pse e kreu sulmin
22 mars 2024
| 22:54
Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz.
Kështu së paku ka njoftuar grupi terrorist përmes rrjeteve sociale gjersa ka dhënë edhe arsyen se pse e kryen këtë krim, raporton skynews.
“Al-Amaq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë” dhe pretendon se grupi “synonte veçanërisht ngjarjet e të krishterëve në qendrat tregtare”.