ISIS sërish sulmon Lindjen e Mesme, dhjetë të vdekur
ISIS vazhdon sulmet sporadike në vendet e Lindjes së Mesme. Të paktën 10 anëtarë të një grupi militantësh irakianë janë vrarë në një sulm të Shtetit Islamik. Në një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mobilizimit Popullor të mbizotëruar nga Shiat (PMF) thuhet se vdekjet erdhën gjatë “përleshjeve të ashpra” me ISIS.
Sulmet nga grupi ISIS kanë vazhduar në pjesë të Irakut, pavarësisht se vendi pretendon fitoren ndaj këtij grupi pas humbjes së territorit të tij.
Kryeministri i caktuar i vendit është zotuar t’i ndjekë përgjegjësit.
“Operacioni i kryer nga grupet kriminale terroriste paraqet një përpjekje të dëshpëruar për të shfrytëzuar situatën e rivalitetit politik që pengon formimin e qeverisë për të kryer detyrën e saj për të siguruar sigurinë e qytetarëve”, tha një deklaratë kryeministri Mustafa al-Kadhimi të shtunën.