Islam Pacolli: Do të jem zë i fuqishëm i Policisë së Kosovës
Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli sot e ka vizituar stacionin policor në Vranjevc të Prishtinës. Ai ka premtuar se në rast se e fiton mandatin e dytë të deputetit, do të jetë zë i fuqishëm i Policisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës.
“Ndër të tjera biseduam edhe për mundësinë që në të ardhmen, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, t’u krijohet mundësia për të dalë në pension në moshën 55-vjeçare, e më pastaj mundësia për ta bërë edhe një punë tjetër në përputhje me ligjin, gjatë pensionimit”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Islam Pacollit:
Sot, në kuadër të aktiviteteve të mia, vizitova stacion policor në Vranjevc – Prishtinë, me ç’rast u takova me znj.Melihate Sefedini kapitene dhe zv. Komandant i stacionit të Policisë në Vranjevc, dhe Nebih Hoti, toger. Gjatë këtij takimi diskutuam për çështjet të cilat i preukopojnë, dhe hapat që duhet të ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes dhe sigurisë së tyre.
Ndër të tjera biseduam edhe për mundësinë që në të ardhmen, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, t’u krijohet mundësia për të dalë në pension në moshën 55-vjeçare, e më pastaj mundësia për ta bërë edhe një punë tjetër në përputhje me ligjin, gjatë pensionimit.
Kërkesat e tyre janë ndër më legjitimet, prandaj të gjitha kërkesat që kanë do të gjejnë mbështetje gjithmonë tek unë, dhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, do të jem këmbëngulës deri sa të arrihen të gjitha kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe këto!
Policia e Republikës së Kosovës, është ndër institucionet më të besueshme dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj është detyrë e të gjithë neve, e sidomos të të zgjedhurve nga vota e lirë e popullit, që të bëjmë më të mirën e mundshme për ta!
Me respekt,
Islam Pacolli