Islam Pacolli: Në Ferizaj duhet të hapen fabrika

20 shtator 2019 | 21:11

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot takim me qytetarët e Ferizajt. Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli është shprehur i kënaqur me përkrahjen që mori subjekti politik i AKR-së.

Ish-deputeti Pacolli, ka thënë se në Ferizaj duhet të hapen fabrika dhe të krijohen vende të reja të punës.

“Sot në takim me qytetarët e Ferizajt u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur me përkrahjen e tyre. Ferizaj është qytet me traditë të madhe, andaj është obligim për çdo qeveri, që ta ketë prioritet, e sidomos në hapjen e fabrikave që do të mundësonin vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm! Faleminderit Ferizaj”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

 

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire…