Islam Pacolli largohet nga AKR-ja

01 mars 2022 | 14:40

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli edhe zyrtarisht është larguar nga Aleanca Kosova e Re (AKR). Lajmin ë ka bërë të ditur Pacolli me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR. Familjes time, presidentit te AKR-së, z.Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një videomesazhi ka paralajmëruar…