Islam Pacolli mohon të ketë thënë se ‘në Kosovë mund të jetosh mirë edhe me 130 euro’

05 janar 2020 | 23:33

Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovën, Islam Pacolli, ka demantuar lajmin që është publikuar në disa portale se kinse ka deklaruar se “Kosovë mund t’ia dalësh të jetosh mirë edhe me 130 euro”.

“Të nderuar qytetarë më duhet të njoftoj që disa portale kanë bërë shpifje, me ç’rast kanë shpërndarë një lajm ku kinse kam deklaruar që: “Në Kosovë mund t’ia dalësh të jetosh mirë edhe me 130 euro”. Unë tërë jetën time jam munduar dhe kam luftuar që mirëqenia e popullit tim të jetë sa më e mirë, e gjithashtu edhe në mandatin e kaluar si deputet, jam angazhuar maksimalisht për të drejtat e njerëzve dhe mirëqenien e tyre”, ka shkruar Islam Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë më duhet të njoftoj që disa portale kanë bërë shpifje, me ç’rast kanë shpërndarë një lajm ku kinse kam deklaruar që: “Në Kosovë mund t’ia dalësh të jetosh mirë edhe me 130 euro”.

Unë tërë jetën time jam munduar dhe kam luftuar që mirëqenia e popullit tim të jetë sa më e mirë, e gjithashtu edhe në mandatin e kaluar si deputet, jam angazhuar maksimalisht për të drejtat e njerëzve dhe mirëqenien e tyre.

Unë në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë për të mirën e popullit tim!

Me respekt,

Islam Pacolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e portalit FOS media Anxhela Gjikanoviq (26) është arrestuar…