Islam Pacolli: Po rritet entuziazmi për ndryshim

01 tetor 2019 | 22:11

Aleanca Kosova e Re e ka shpalosur programin qeverisës dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë para simpatizantëve në Vushtrri.

Islam Pacolli, kandidat për deputet nga koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, ka thënë se qytetarët e Vushtrrisë e konfirmuan dëshirën e madhe për ndryshim.

“Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, sot, në Vushtrri shpalosëm programin dhe prioritetet tona, me ç’rast entuziazmi po rritet me shpresën për ndryshime pas 6 tetorit. Ndryshimin e bëni ju qytetarë të nderuar!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Drejtuesit e AKR-së, programimin qeverisës e kanë shpalosur edhe në fshatin Kçiq i Madh, kurse Pacolli ka falënderuar banorët e kësaj zone për përkrahjen e madhe që po i japin në vazhdimësi subjektit që ai e përfaqëson.

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes në mes Tottenham Hotspur dhe…