Islam Pacolli: Vizioni i AKR-së, zgjedhja e duhur për Pejën
29 shtator 2019
| 20:09
Aleanca Kosova e Re e ka shpalosur sot programin qeverisës në qytetin e Pejës.
Kandidati për deputet me numrin rendor pesë nga koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli, ka thënë se qytetarët e Pejës meritojnë më shumë dhe se vizioni i AKR-së është zgjedhja e duhur për ta.
“Peja dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë. Vizioni i AKR-së dhe programi i saj, janë zgjedhja e duhur për këtë qytet dhe rininë e saj të talentuar! Prandaj, vota e juaj me 6 tetor është mundësia ideale për ndryshim. Ta bëjmë së bashku këtë gjë!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/