Islam Pacolli: Xhudistët po na bëjnë krenarë
12 dhjetor 2019
| 22:34
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se xhudistët në krye me trajnerin Driton Kuka po i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Sporti i xhudos edhe një herë tjetër i bëri krenarë të gjithë shqiptarët anembanë botës me sukseset që po arrin në garat ndërkombëtare. Kësaj radhe ishte xhudistja Distria Krasniqi ajo që e fitoi medaljen e artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës, duke e ngritur lartë flamurin e shtetit të Kosovës. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë krenarë me trajnerin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos!”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/