Islami: Ndaj Gjilanit iu rikthehemi fitoreve

10 mars 2019 | 09:37

Përparim Islami ka thënë për “Epokën e re” se skuadra e Feronikelit është e gatshme ta mposhtë Gjilanin të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Skuadra lidere e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, është gati t’iu rikthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet të dielën në Drenas. Në fakt, “Nikli” barazoi në mesjavë në derbin ndaj Prishtinës (1-1), në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi Përparim Islami të premten për “Epokën e re” ka thënë se ndaj Gjilanit kërkohen pikët maksimale në mënyrë që skuadra lidere ta vazhdojë rrugëtimin drejt titullit kampion në elitë.

“Tash në fundjavë e kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit. E kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje dhe duhet të kemi kujdes se Gjilani ka një ekip shumë të mirë dhe nuk ka presion për ta fituar ndeshjen dhe mund të na shkaktojë shumë telashe. Do ta japim maksimumin në këtë ndeshje për t’iu rikthyer fitoreve”, ka thënë Islami, i cili është shumë i lumtur se skuadra nuk do të ketë mungesa në këtë ndeshje, e cila është e vlefshme për javën e 22-të.

“Një tjetër plus është se nuk kemi mungesa për këtë ndeshje dhe atmosfera është e mirë. Nuk duhet të gabojmë ndaj Gjilanit, pasi kundërshtarët do ta bgushtojnë diferencën e pikëve”, ka shtuar ai.

Në fund mbrojtësi i transferuar gjatë verës nga Trepça ’89 ka treguar edhe një herë ambiciet e skuadrës së Feronikelit për të triumfuar në të dyja frontet: kampionat dhe Kupë. “Ambiciet e klubit tonë janë që ta fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Aktualisht jemi të parët dhe këtë pozitë duhet ta
ruajmë deri në fund të kampionatit dhe t’i shpërblejmë tifozët për përkrahjen e vazhdueshme që po na japin”, ka deklaruar ai.

Feronikeli, që poziciono het në pozitën e parë, ka aktualisht pesë pikë më shumë se dy Prishtina
dhe Llapi.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Graham Phillips, është një gazetar propagandues dhe dezeformues që punon…