Islami po punon maksimalisht, rikthehet shumë shpej

09 nëntor 2020 | 16:24

Mbrojtësi Përparim Islami në qershor kishte pësuar një lëndim të rënd në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës mes Feronikelit dhe Ballkanit. Islami është duke punuar maksimalisht që të rikthehet sa me shpejtë që është e mundur.

Mbrojtësi i krahut planifikon që të jetë në dispozicion të trajnerit Klodian Duro pas pak ditësh.

Islami ka falënderuar drejtuesit e klubit nga Drenasi për mbështetjen që i kanë dhënë në këtë kohë të vështirë. “Klubi me ka qëndruar shumë afër gjatë gjithë kohës për çka jam shumë falënderues ndaj tyre. Do të mundohem që me paraqitje të mira dhe pakursyer asgjë si gjithmonë të shpaguaj gjithë atë që kanë bërë për mua”, ka deklaruar Islami për “Epokën e re”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Hagë, avokati i Hashim Thaçit ka thënë se personin…